Mesi stratosferik me 4 gola në një mbremje të vetme dhe Barceona me gazin në maksimum për fitoren e pestë të sezonit që e ka nisur me këmbën e duhur. Suksesin e pestë në po kaq ndeshje Barcelona e regjistroi në “Camp Nou” me rezutatin 6-1 ku Paulinho dha një tjetër shkëndijë duke konfirmuar se ndoshta është ai blerja e duhur pas kontestimeve të verës. Barcelona e gjeti golin e parë që në minutën e 20 pasi Lionel Messi e ndali topin në rrjetë pas ekzekutimit të 11-metërshit. Braziliani Paulinho vendosi firmën e tij 18 minuta më pas duke u shkëputur fuqishëm në zonën e rreptësisë.
Nuk e hoqi këmbën nga gazi skuadra e Ernesto Valverdes as në pjesën e dytë. Menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës ishte radha e Denis Suarez. Sergi Enrich shkurtoi diferencën për Eibar por pak çaste më vonë, Messi me një lehtësi marramendëse e kaloi topin në cepin e djathtë të portës së Marko Dmitrovic. Paulinho u bë sërish prtagonist në minutën e 62 pas një kombinimi me Lionel Messin duke i dhuruar nje asist argjentinasit për të gjetur golin e tretë të mbrëmjes. Por numri 10 nuk u nal me kaq pasi në inutat e funit gjeti edhe golin e katërt personal.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 15 pikëve duke u konfirmuar skuadra e momentit në La Liga.
20 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)