Një grabitje me dhunë dyshohet të ketë ndodhur në Poliçan rreth 4 ditë më parë. Denoncimi është bërë një dite më parë, ndërkohë që shtetasi XH.L, vjeç 43 ,banues në Poliçan, pretendon se ngjarja ka ndodhur me 3 tetor 2017.


Në dëshminë e dhënë përpara policisë, ai ka thënë se dy persona të maskuar i kanë bërë pritë në hyrje të banesës së tij. Ata i kanë kërkuar shumë e lekëve që 43-vjeçari dispononte me vete.


Gjithashtu, i dëmtuar pretendon se nuk ka mundur që të identifikojë personat që e grabitën, sepse ata ishin të maskuar. Pas marrjes së dëshmisë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.


7 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)