
Viktima Devi Kasmi (majtas) dhe Efthimio Efthimius, autori i dyshuar i vrasjes
Gjykata për krime të rënda ka rikonfirmuar masat e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit lidhur me vrasjen e Devi Kasmit disa muaj më parë në kryeqytet.
Dosja për vrasjen e Kasmit u transferua nga Gjykata e Tiranës tek ajo e Krimeve të Rënda pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të vërtetonte se kishim të bënim me një grup të strukturuar kriminal.
Në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë shtetasi grek Efthimio Efthimius që akuzohet si ekzekutori i Kasmit, Mario Meshini, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari.
17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)