Klienti i tij, në detyrën e kreut të Gjykatës Kushtetuese e kaloi me sukses procesin e vettingut, duke u rikonfimuar nga KPK, por avokati Maks Haxhia ka rezerva për mënyrën sesi u drejtua seanca e 8 qershorit nga relatorja Xhensila Pine.


Pas komunikimit të vendimit të marrë nga trupa e KPK, Haxhia në një deklaratë për mediat nuk i kurseu kritikat ndaj Pines, duke thënë se relatorja bëri një koment personal rreth dosjes së Dedjas dhe kjo nuk i flaet në pozicionin që ajo mban.


Relatorja pretendoi në seancën e parë se Bashkim Dedja kishte marrë një hua nga vëllai i tij, një shumë prej 15 mijë eurosh, ndërkohë që ky i fundit kishte marrë edhe një kredi. Por avokati Haxhia tha për mediat se vëllai i gjykatësit nuk kishte marrë asnjë kredi.


“Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur vëllai i zotit Bashkim i kishte dhënë një hua me vlerën 15 mijë euro, ajo tha se përkonte në kohën kur ai kishte marrë një kredi 40 mijë euro. Ajo tha që si ka mundësi që një njeri që jep borxh merr edhe kredi. Ndaj ne kemi kërkuar që të verifikohet ky fakt. Ose është një emër dhe mbiemër i njëjtë, ose është një informacion i deformuar i qëllimshëm. E përjashtojmë të dytë, dhe po ngelemi tek e para. Ndaj stafi duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. KPK duhet të jetë më e kujdesshme dhe të jenë të kualifikuar. Duhet të kenë solemnitetin dhe seriozitetin dhe s’duhet të bëjë komente. Mesur Dedja, apartamentin që e ka blerë 42 mijë euro e ka vënë si kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gëzuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”, tha Haxhia.


Por sipas Haxhisë, “një rast spoaradik nuk mund të shërbejë për cënim standardi” të KPK-së.


“Duhet të ishin bërë verifikime. Ky është rast sporadik, mua më erdhi keq, pasi u cunua në publik një figurë që është nga më korrektët në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ai.


Por Haxhia ishte i prerë kur theksoi se me konstatimet personale, relatorja Pine cënoi figurën e një prej anëtarëve më të pastër të sistemit të drejtësië.


“Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të gjykatës, që ishte përfaqësuar nga unë në këtë seancë për rivlerësimin e tre kompetenteve. Ne në radhën e shkuar, në seancë e datës 8, nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mund të bëj komente. Nese do ti përmbahemi pozicionit të relatorit, është detyra e saj që të bëjë prezent çka ka dosja. Dhe mbi këtë dosje do bëhej seanca”, nënvizoi avokati.


13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)