Më në fund është hedhur dritë mbi misterin që shoqëronte ngjarjen e ndodhur pas mesnate në diskon verore “Havana”, ku është qëlluar me armë dhe pushuesit vendas e turistët janë traumatizuar.


Si autor të ngjarjes Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ai ka qëlluar 4 herë me armë zjarri në ajër, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, me ngjarjen që vjen si derivat i një konflikti të hershëm mes tij dhe një personi tjetër.


Por Nina nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë. Ai njihet edhe si Emiljano Tasho dhe ka precedentë të mëparshëm penalë. Emiljano Nina gjithashtu është i njohur si një nga bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri.


Tasho u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit “Muraga” dhe gjatë seancës gjyqësore në vitin 2015 pranoi se shkrepi pa dashje armën, duke lënë viktimë Enton Nikajn.


Ndërkaq, në vitin 2004, Agron Bilbili pas një konflikti banal në një pikë bastesh në lagjen “Ali Demi”, u tentua të vritej nga Emiljano Tasho. Ai akuzohet edhe si autor i vjedhjes me armë më 30 shtator si edhe autor i vjedhjes me armë të një supermarketi në rrugën “Dhimitër Kamarda”.


8 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)