Ethet e gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Kroacisë nuk kanë lënë pa prekur ehe liderët botërorë të cilët janë mbledhur në samitin e NATO-s që prej ditës së djeshme në Bruksel.


Kryeministrja e Anglisë, kancelarja Merkel, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm turk dhe kryeministri Rama e kanë ndjekur minutën e fundit të ndeshjes përmes telefonit.


Pas përfundimit të ndeshjes, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike me batutën ironike “Po vjen në shtëpi”.


“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur ai dhe duke marrë “falënderimet” nga May.


Pak minuta më vonë Rama ka postuar dhe një foto me Presidenten e Kroacisë, ku të dy ndajnë gëzimin për fitoren e skuadrës ballkanike.


Kroacia fitoi mbrëmë kundër Anglisë 2-1, me gola të Perisiç dhe Manxukiç në kohën shtesë.


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155950511671523/


12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)