Një sherr i përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari në fshatin Bllatë të Dibrës, është mbyllur me arrestimin e autorit të ngjarjes.
Policia njofton se ka arrestuar “41-vjeçarin Resmi Dida, pasi ka tentuar të vrasë brenda një lokali duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin me iniciale E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.
“Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një pune të mirëorganizuar rreth orës 19.00, të datës së sotme ( 04.08.2018), u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta”, sqaron policia.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.
4 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)