Aventurë e re në kampionatin turk për Robson de Souzan i njohur nga të gjithë si Robinho. Pasi luajti për një vit me skuadrën e Sivasspor duke realizuar 12 gola në 30 ndeshje, në moshën 34-vjeçare ish sulmuesi i Realit të Madridit, Manchester City-it dhe Milanit ka vendosur të ndryshojë sërish ambient por pa lëvizur nga Superliga turke.


Robinho ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Istanbul Basaksehir skuadra që kryeson kampionatin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të bindur se braziliani me eksperiencën që zotëron do t’i ndihmojë të fitojnë titullin kampion në këtë sezon.


 


28 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)