Ministrja Belinda Balluku ka dhënë informacion lidhur më zbulimin e rëndësishëm në Shpirag të Beratit, ku raportohet për prani naftë. Gjatë një konferencë bashkë me drejtorin e SHELL, Balluku tha se sipas zbulimit, potenciali është të prodhohen disa mijëra fuçi naftë në ditë.


“Sot është një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit. Pas disa vitesh aktiviteti kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania SHELL Abstream Albania, konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në bllokun dy dhe tre në zonën e Shpiragut Berat.


Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka qenë këmbëngulëse, në punimet e saj në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftë, gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke nxjerrë naftën me lehtë dhe më pak të kushtueshme.


Ky zbulim i jep SHELL garanci për të vijuar punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, SHELL do fillojë prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi”, tha ministrja.


Sipas Ballukut, pritet nxitje e punësimit në vend dhe rritje ekonomike.


“Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme”, deklaroi ministrja.


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1615106878626579/