Gjetja e një vendi të posaçëm për të kryer depozitimin e mbetjeve spitalore duket se vijon të mbetet një problem i madh për shtetin shqiptar.


Shpeshherë në media janë publikuar foto dhe video që tregojnë se lumenjtë dhe përrenjtë janë kthyer në vend ku depozitohen këto mbetje të rrezikshme, të cilat duhet të asgjësohen nga kompanitë e licencuara për këtë detyrë.


Por, Gazeta Shqip ka arritur të sigurojë një video, ku dallohet qartë që këto mbetje kanë përfunduar në kazanët e mbeturinave në një nga zonat e banuara të Kamzës.


https://youtu.be/IC9S5bzbN30


Pikërisht, shumë pranë godinës së Universiteti Bujqësor shihet një grumbull i madh mbetjesh spitalore, me shiringa dhe medikamente që ka përfunduar i shpërndarë në rrugën kryesore që lidh zonën me Tiranën dhe Kamzën.


Pavarësisht se në mars të 2018-ës, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror., Shkëlqim Hajdari premtoi para kamerës së TCH se do t’i ofrojë prova akuzës për hetimin ndaj 6 kompanive që trajtojnë asgjësimin e mbetjeve spitalore, duket se ende nuk është gjetur një zgjidhje finale për trajtimin e këtyre mbetjeve.


Gazeta Shqip