Pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme, ku protestues të opozitës hodhën bomba molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës "Ndre Mjeda", në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore, policia njofton se ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.
Zv. drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj bëri me dije emrat e personave të arrestuar dhe atyre që janë shpallur në kërkim. Mes personave të shpallur në kërkim janë edhe djali dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës
Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:
Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.
Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.