Gazetarja Anila Hoxha përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ka rrëfyer historinë e një agjenti të infiltruar dhe frikën e tij se do ta ekzekutojnë sic bënë me ish-policin Artan Cuku.

Gazetarja përshkruan kalvarin e operacioneve që ka kaluar Gjergji gjatë kohës që ishte agjent i infiltruar i policisë. Ajo tregon se ai ka mbajtur tjetër identitet, është bërë një me kriminelët vetëm që të zbulojë ngarkesat me drogë dhe të binin në pranga dhjetëra trafikantë dhe kriminelë.

Por tashmë Gjergjin e kanë larguar nga detyra me pretekstin "Për shkurtim të funksionit organik", dhe ai po pret që ta ekzekutojnë.

Statusi i gazetares Anila Hoxha

"Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për tmë vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete". Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit , njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji , të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë. Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover, ose agjent I mbuluar. Dhjetra aksione në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që me pas janë sekuestruar , kriminelë që me pas janë arrestuar.

"Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet te dyte, për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta.., është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte casti për të blerë ngarkesat, përherë me vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit"

Por pavarësisht kontributit , Gjergji është larguar nga detyra  me argumentin më paradoksal. "Për shkurtim të funksionit organik". Eshtë 33 vjec dhe ka dalë në reform, pasi kishin luajtur ping pong me të, nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tekj hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë , pastaj under cover dhe se fundmi ne Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent under cover. Një agjent i lindur për të qënë i tillë. U spikat që në akademi nga të huajt , mes të cilëve atë dhe disa si ai I trajnuan anglezë e gjermanë se si  undercover shqiptar të fuste trafikantët në kurthin e ligjit.  Mes tyre Alan Ëatson, Sean Mcgoëan dhe Roderik Mckenzie.

E crëndësi ka e gjitha kjo. Gjergji, vetëm 33 vjec ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por as kjo ska rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.