Prej ditësh qarkullon në portale lajmi për lidhjen e re të vajzës së ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

Pas daljes së fotos, teksa shiheshin të dy bashkë, mësohet nga  "ShkodraWb", se djali që i ka rrëmbyer zemrën Megi Topallit, quhet Angjelin Serreqi.

Angjelini është pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane dhe sipas portalit, lidhja e tyre është bërë tashmë edhe zyrtare mes dy familjeve.

‘Angjo’ siç e thërrasin miqtë, ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për shkenca kompjuterike.

Çifti jetojnë prej disa muajsh bashkë dhe thuhet se Megi do të bëhet nënë se shpejti.

[gallery ids="809723,809713,809714,809716,809718,809719,809720,809729,809721,809722,809724,809725,809727,809726,809728,809715"]