E martuar dhe nënë e një fëmijë, por kjo nuk e pengon që në kohën e lirë të punojë si prostitutë. Ajo ka rrëfyer për mediat britanike se si arrin të fitojë 45 mijë paund në tre javë.
Katherine Sears nga SHBA ka treguar se sa e vështirë është të jesh e angazhuar si avokate profesioniste, nënë e një fëmije dhe punonjëse seksi.
Gruaja ka mbështetjen e plotë të bashkëshortit për këtë stil jetese. Për të bërë këtë punë, gruaja jeton për tri javë në Nevada, në shtetin amerikan ku seksi me pagesë është i ligjshëm dhe një javë në Des Moines, Ajoua ku ka familjen.
30-vjeçarja ka zbuluar se shkon me 10-15 klientë në ditë. Fitimet nga puna që bën janë të majme dhe kjo duket se për të mjafton. Jeton e lumtur me familjen dhe siguron të ardhura të mira.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="839410,839411,839412,839413,839414"]