Ndodh shpesh që pas ndarjes, një çift të mos flasë me njëri-tjetrin dhe të mos flasin më. Por ndodh edhe që të ndahen me mirëkuptim dhe të mbajnë një raport të mirë, pavarësisht se gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç duhej.

Por ka raste edhe të tjera siç është ajo e Gwyneth Paltrow dhe Dakota Johnson. Dy aktoret e famshme janë shembulli më i mirë se mund të kesh një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-en e partnerit.

Ish-bashkëshortja e Chris Martin, Paltrow ka bërë së fundmi një gjest të veçantë publikisht për partneren aktuale të këngëtarit. Ajo ka vendosur që të urojë Dkota-n nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për ditëlindjen e 30-të.

"Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar", i shkruan Gwyneth Paltrow, e cila është ajo që bëri rolin e këshilltares për çiftin dhe e shtyu atë të bashkohej pas ndarjes së fundit.

Mediat e huaja shkruajnë gjithathtu se Gwyneth dhe fëmijët e saj me Chris, Apple, 14, dhe Moses, 12, kanë marrëdhënie shumë të mira me Dakota-n.

[gallery ids="869879,869880,869881,869873,869882,869883,869884,869885,869886,869887,869889,869890,869891,869892"]