Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për të vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Gentian Malindin. Ai akuzohet si i dyshuar në trafikun e 137 kg kokainë, që u kapën në portin e Durrësit.

Gentian Malindi mbrohet në gjykatë nga babai i tij avokat, Ilir Malindi. Duke qenë se Gentiani ndodhet në arrati, avokati ka deklaruar se ai do t’i bëjë deklaratat e nevojshme nëpërmjet noterit.

Në seancën e parë, Ilir Malindi deklaroi se djali i tij do të dorëzohet vetëm kur të plotësohen të gjitha provat që e nxjerrin të pafajshëm.