Kejvina Kthella, modelja dhe personazhi mjaft i njohur në showbizin shqiptar është marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Dosja.al ka mësuar se emri i Kthellës ka dalë nga mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona, prokuroria Arjan ndoja, Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ dhe shoferi Andi Maloku.
Gjithashtu burime nga grupit hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.
Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si "Dara" i Krujës ka komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.
[gallery ids="906117,906116,906115,906114,906113,906120,906121,906122,906123,906124,906125,906128,906129,906130,906131,906132"]