Cindy Marina është volejbollistja e Kombëtares tonë dhe së fundmi ka përfaqësuar Shqipërinë në "Miss Universe 2019". Ajo përveç sportit, shkëlqen edhe në fusha të tjera, siç është ajo e modelingut.
21-vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë "Miss Universe Albania 2019", arriti që të hynte në Top 20 "Miss Universe 2019", që u zhvillua ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mes 90 vajzave më të bukura të globit, bukuroshja bionde arriti që të hynte në mesin e 20 femrave më të bukura. Ndërkaq kur ajo doli në skenë u shpreh se në volejboll ke shumë mundësi të fitosh, ndërsa në "Miss Universe" ke vetëm një shans në jetë.
[gallery ids="935506,935500,935505,935498,935499,935501,935502,935503,935504,935495,935496,935497,935514,935513,935512,935511,935510,935507,935508,935509"]