
Ishin martuar të dielën, por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit dyshohet se janë helmuar me fostoksinë e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.
Në fillim u dyshua se çifti është vetëhelmuar nga rrethana ende të paqarta, por një nga pistat që po heton polica është edhe ajo e një helmimi të mundshëm nga ndonjë person tjetër.
Pas vetëflijimit të dy të rinjve që ishin martuar të dielën e 8 dhjetorit, Rezarta dhe Olsjan Hajdari, familjarët e tyre kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit.
Vëllai i 19-vjeçares Rezarta Hajdari ka shpërthyer në lot dhe përmes ulërimave ka kërkuar të dijë se çfarë ka ndodhur me të motrën.
"Kush ta bëri këtë të keqen lali, një javë që u martove. Ku e le lalin ti të keqen lali", ka ulëritur ai i dëshpëruar.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="939812,939800,939799,939801,939807,939802,939803,939805,939806,939810,939811"]