Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e R;nda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykhen në atë që do të quhet si Gjykáta e Kundër Korrupsíonit dhe Krímit të Organizuar, (GJKKKO).

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘Balkanweb’ listën e e cështjeve për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsíonit dhe Krímit të Organizuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykátat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vépra pénale.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krímet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykátën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arréstua pas vráu bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakén që ngjarja të dukej aksidéntale, më 21 janar 2018.

[gallery ids="941776,941775,941774,941773"]