Vjollca Hoxholli është një nga të arrestuarit pas hetimeve që janë kryer deri më tani për pasojat e rënda që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Si pronare e një firme ndërtimi, Hoxholli u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pas një urdhër ndalimi nga Prokuroria.

Shkak janë falsifikimet e ndryshme, punimet pa cilësi në pallatet e ndërtuara, por edhe ndërtime pa leje nga autoritetet lokale. Por, Vjollca Hoxholli si administratore e firmës së ndërtimit nuk është hera e parë që përballet me Drejtësinë.

Vjollca Hoxholli  rezulton se është arrestuar edhe më parë për shkak se mashtronte qytetarët duke i shitur nga dy herë apartamentet. Për të njëjtën vepër penale, bashkëshorti i saj Rrapush Hoxholli (që nuk jeton më) është shpallur fajtor nga Gjykata e Durrësit dhe është dënuar me 10 vjet burg, dhe u lirua më pas për shkak të moshës madhore 75 vjeç. Çifti i bashkëshortëve dyshohet se mashtronin qytetarët shkodranë, duke iu shitur të njëjtin apartament disa njerëzve njëherësh. Madje edhe vetë Vjollca është arrestuar nga Policia, por në atë kohë e mori përsipër konsumimin e veprës penale bashkëshorti i saj.

Por, veprimet e bashkëshortit të saj të ndjerë duket se i ndjek tashmë edhe e arrestuara Vjolla Hoxholli, duke shtuar telashet me organet e Drejtësisë.