Dhjetë ditë pas rrëmbimit të Jak Prengës në Kamëz, Policia e Shtetit dhe forcat RENEA zhvilluan këtë të hënë një megaoperacion në Shijak, aty ku mendohej se mbahej peng 49 vjeçari.
Kontrolle të imtësishme u ushtruan në disa banesa dhe objekte të braktisura, si dhe tek kompleksi "Golden" në pronësi të vëllezërve Hajri. Edhe pse ende nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e 49 vjeçarit Jan Prenga, policia e Tiranës ka vijuar hetimet intensive edhe për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se rrëmbimi ka të bëjë me një formë kërcënimi ndaj njërit prej vëllezërve të Prengës, për të cilin autoritetet shqiptare kanë siguruar informacion se është i përfshirë në trafikun e drogës së Angli.
Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 16 kg kokainë.