
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka përshëndetur punën e palodhur të mjekëve, infermierëve, policëve e të gjithë personave të tjerë, të cilët po punojnë që të ndalin përhapjen e koronavirusit në vend.
Me anë të një video-mesazhi, Yuri Kim vi cilëson ata si mishërim i të gjithë asaj që bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar.
“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë.
Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, tha ambasadorja Yuri Kim.