Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë. Ajo është mjaft aktive në “Instagram”, ku nuk e ka aspak problem që të postojë foto e video të ndryshme të saj.
Së fundmi, modelja ka postuar një video ku shfaqet duke larë garazhin. Madje Emina ka zbuluar se kjo ishte një kërkesë e bashkëshortit dhe ajo nuk e ka patur problem që të pranojë.
“Bashkëshorti më kërkoi të pastroja garazhin, a je i lumtur shpirt, a është duke të të pëlqyer???”, shkruan Çunmulaj krahas videos, duke e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.
Madje modelja e njohur shton se një gjë të tillë vetëm “një grua shqiptare e bën, se askush tjetër”.