Pasi pati orgji me disa prostituta në karantinë, mbrojtësi i Mançester Sitit, Kejli Uoker, vazhdon të surprizojë me veprimet e tij.


Kësaj here anglezi ka ndjekur një ‘shfaqje striptizmi’ në internet së bashku me 3 bashkëlojtarët e tij tek kombëtarja e Anglisë, Markus Rashford, Jadon Sanço dhe Rahem Stërling.


Kjo shfaqje u mbajt për 5 orë nga reperi kanadez, Toni Lanez në profilin e tij në ‘Instagram’, ku 220 mijë njerëz e ndoqën. Në qendër të vëmendjes në këtë shfaqe ishte një vajzë e quajtur Zia, e cila dëgjonte urdhrat e reperit në fjalë për të bërë stript.