Procesi gjyqësor i të akuzuarit Eftimi Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe atij të Elton Halipajt nga burgu 313 është zhvilluar me videokonferencë sipas nenit 4 të aktit normative që bën fjalë për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Gjyqi me video konferencë u mbajt në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë.


Procesi ndaj tyre zhvillohet në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, i cili u ekzekutua në Tiranë, pas një prite të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin.


Ndërkohë që ndaj Eftimiut dhe Halipajt rëndon akuza për vrasje në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ata deklaruan se nuk duan që gjykimi të vijojë në këtë situatë e në baze të nenit 3 shkronja E, gjykimi i tyre u pezullua.


E megjithatë pavarësisht situatës së CoVid 19 ku është vendosur pezullimi i gjyqësorit deri më 22 prill, kjo nuk pengon zhvillimin e procesit online.


Pra nëse do të quhet betejë e parë kjo e kësaj dosjeje, atë e kanë fituar të akuzuarit, të cilët kërkuan që procesi të mos zhvillohet në këto kushte pavarësisht këmbënguljes së trupit gjykues.