
Zhyljen Varfaj, kryebashkiaku në detyrë i qytetit të Durrësit ka dhënë dorëheqjen. Shkaku i largimit nga detyra të tij mësohet janë për arsye shëndetësore. Ai ishte komanduar në këtë detyrë në dhjetor të 2019, pas dorëheqjes së parevokueshme që bëri kryebashkiakja Valbona Sako. As dy muaj në detyrë, Sako dha dorëheqjen për shkak të një deklarate që bëri bujë ku u shpreh se duhet të ishin të lumtur se kishin 50 viktima nga tërmeti i Durrësit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, pasi mund të kishim më shumë. Në deklaratën e saj, Sako kërkonte ndjesë dhe se ishte lëshuar në një presion të fortë psikologjik. Në dhjetor të 2019, këshilli bashkiak komandoi Varfaj.
Edhe më herët është përfolur largimi i Varfajt. Në prill të këtij viti në media qarkullonte lajmi se Varfaj kishte dhënë dorëheqjen për aryse shëndetësore. Por vetë ai në mediat lokale do ta mohonte një gjë të tillë.
“Unë nuk e kam mohuar që kam një vizitë për të bërë në një nga vendet e BE-së, ku e kam bërë edhe para se të isha në këtë pozicion, por kjo nuk do të thotë që unë të japë dorëheqjen pasi edhe nëse do të ketë mundësi realizimi i vizitës me kushtet që janë krijuar , ajo është thjeshtë çeshtje ditësh. Do të vazhdoj të jem kryebashkiaku i Durrësit, ndërsa zërat që ju keni dëgjuar për një zëvendësim janë çudia e radhës, pasi bashkia e Durrësit ka disa nënkryetarë dhe ata mund të ushtrojnë funksionet madje edhe delegimin e firmës sime për një periudhë që thashë është disa ditore. Por e gjitha kjo është një dashakeqësi, pasi unë jam në detyrë, do të jem në detyrë dhe madje kam planifikuar të drejtoj edhe një mbledhje ditën e martë të javës që vjen. Kam marrë përsipër një detyrë dhe do ta bëjë atë me të gjithë forcat dhe aftësitë e mija dhe për fat të mirë gëzoj shëndet për ta bërë këtë edhe në ditët në vazhdim. Vizita ime është një gjë e planifikuar dhe do realizohet në momentin e duhur. Tashmë dua thjeshtë të jem pranë qytetarëve për të gjithë hallet e tyre dhe mundësitë e mija dhe të kolegëve të mij pë ti realizuar.”, do të deklaronte asaj kohe, kryebashkiaku në detyrë i Bashkisë së Durrësit për bulevard neës
Durrësi është qyteti që u godit më fort nga tërmeti i 26 nëntorit dhe se ishte vatra e parë në Shqipëri që u prek nga epidemia e Covid-19. Për shkak të kësaj situate, të pandemisë, qeveria dhe stukturat lokale kanë ndalur punën për ndërtimin e zonave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.