Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ka lënë në burg pa afat të riun nga Durrësi me origjinë nga Skrapari, Arjol Halilaj, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e bashkëpunëtorit në atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor të vitit të kaluar të Shkozet.
Ai akuzohet se ndihmoi autorët, mes tyre të arrestuarin Redjan Rraja që të largohet nga vendi i ngjarjes pas atentatit. Në dëshminë e tij një ditë më parë përpara grupit hetimor i riu ka pranuar njohjen me Redjan Rrajën por ka mohuar pjesëmarrjen në atentat.
Ariol Halilaj u zbulua nga kamerat e sigurisë, qelizat telefonike se ka qenë pranë vendit të ngjarjes ku autorët lanë makinat pas atentatit dhe që më pas u larguan nga 29-vjeçari, por edhe komunikimet me Rrajën.
Pas atentatit Arjol Halilaj ka transportuar me makinën e tij autorët e krimit. Ai ka pohuar se Redjan Rraja e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë, por këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me atentatin.