Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e njohur ndryshe SPAK ka publikuan zyrtarisht aktivitetin e saj nga 9 marsi dhe deri në 30 prill. Ajo që të bie në sy nuk janë çështjet e shqyrtuara dhe vendimmarrja për to, por një ndihmë nga jashtë vendit për të paktën pesë dosje.
“Janë pranuar dhe vënë në ekzekutim 5 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Gjithashtu janë dërguar nga ana jonë 5 kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të huaja të drejtësisë”- thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.
Por, kush janë 5 kërkesat për ndihmë dhe në cilat vende kanë shkuar këto dosje. Gazeta Shqip u interesua përmes burimeve të saj dhe bëhet fjalë për 4 krime të rënda të trafikut të drogës dhe një krim i mbetur në tentativë për akt terrorist. Ndërsa shtetet ku janë dërguar këto kërkesa janë Greqi, Gjermani, Bruksel, Holandë dhe Spanjë.
Në këto vende bëhet fjalë për një grup tejet të sofistikuar që nuk ka në përbërje të tij vetëm shqiptarë, por edhe shtetas të huaj dhe se droga e ka pikënisjen nga vendet e Amerikës Latine.
Burime për gazetën Shqip thanë se një prej dosjeve që tashmë kërkon edhe “ekspertizë ndërkombëtare” është ajo në ngarkim të shtetasin Sandër Pema (Aleksandër Pema” që drejtonte 50 mln euro kokainë . Sandër Pema është arrestuar dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë.
Madje në rastin e fundit atyre u është sekuestruar një sasi prej 1.2 tonë kokainë. Pema konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ‘tmerri’ i drejtësisë greke.
Ai jeton në Greqi që prej viteve ’90, ku është arrestuar shumë herë dhe është dënuar për vepra të rënda penale. Në vitin 1998, Pema u arrestua për disa vjedhje me dhunë. Ai u dënua dhe arriti të lirohej vetën në vitin 2006. Aleksandër Pema njihet edhe si miku i ngushtë i Marian Kolajt.
Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Në këtë ngjarje ishte edhe Pemaj prezent, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve. Në vitin 2010, Pemaj pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij.
Së fundmi është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në muajin janar nga DEA Amerikane, ndërsa u zbulua se sasia e kokainës është nisur nga Shën Vinsent i ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në Greqi.