Shqiptari që jetonte në Melburn, i cili vrau vajzën dhe dhëndrin deklaroi se nuk është fajtor për ngjarjen, për shkak të problemeve mendore.
Osman Shaptafaj pretendoi se kishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.
Vajza e tij Lindita 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Veton 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.
Ndaj Shaptafaj rëndua dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.