Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është hedhur në tokë me shpërthim të komanduar. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë hapur 350 vrima dhe kanë përdorur 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4 për të rrafshuar pallatin në lagjen nr.7.
Godina, në të cilën banonte edhe zv.ministrja Voda u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës së bërë nga inxhinierët rezultoi se paraqiste rrezikshmëri për të banuar.
Pas lajmit për prishjen e tij disa ditë më parë, reagoi edhe Voda, e cila u shpreh se apartamenti është e vetmja banesë që ka, ku jeton bashkë me 6 anëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë ka shtuar do ta respektojë ligjin dhe do të lejojë prishjen e banesës së saj.
https://www.facebook.com/893685447319839/videos/283556243031172/