
Analisti Andi Bushati është mjaft kritik me Ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Sipas tij, ambasadorja amerikane është bërë zyra e PR të regjimit.
“Nuk mund ta mendoja se ambasada amerikane mund të bëhej zyra e PR-it e këtij regjimi.
Nuk reagoi për teatrin dhe flet për reformën e vdekur. Akt barbar e quajti ‘Le Monde’ sot shembjen e Teatrit Kombëtar. Zgjodhi prokurore atë fshataren, ambasada e përshëndeti.
Këta duan një armik se është bërë muti aq i madh. Deri në 2017 armiku i reformës ishte Lul Basha dhe Monika Kryemadhi. Tashmë ata nuk kanë dorë, janë OJF. Nuk kanë dorë në Reformën në Drejtësi, tashmë nxjerrin armik presidentin”- tha Bushati në “Open”.