Grabitja e Rinasit, e cila është ndër më të realizuarat për nga mënyra e organizimit dhe realizimit është dërguar në gjykatë, pas përfundimit të hetimeve. Në dosje për herë të parë janë të shënuar edhe emrat e dy viktimave, njëri të vrarë që në momentin e ngjarjes dhe i dyti gjeti vdekjen vetëm dy ditë më parë në spital


Gjithsesi, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e grabitjes së Rinasit dhe pritet që të kalojë në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se SPAK u ka komunikuar akuzat ta arrestuarve, ndërsa e ka cilësuar Admir Muratajn si kokën e grupit. Për Ragip Hajdinin ndërkohë është pushuar akuza, pasi ndërroi jetë ditën e martë në spitalin e Traumës.


Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Elton pikli, Renaldo Sula dhe Alkon Bengasi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë Talo Çela dhe Aleks Pepa, të cilët janë dënuar në mungesë, vijojnë të jenë në kërkim. Gjykata e Posaçme tashmë do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, akuza do të pushohet, apo dosja do të kthehet për rihetim.


Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”. Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë. Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.