Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj në Kurbin të Laçit.
News 24 raporton se i ndaluari është 30- vjeçari, E.D. dhe dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Gjergjin dhe Bujar Likën në Laç.
Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plagosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.
Për më tepër bluzat e bardha kontaktuan Policinë, dhe 30- vjeçari i dha identitet të rremë uniformave blu. Por tashmë i janë marrë shenjat e gishtave dhe pritet të dalë dhe identiteti i vërtetë i tij.
Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha, pasi gjatë atentatit u plagos nga një prej viktimave.
Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plagosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha. Kurse Paulin Gjergji i plagos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.
Deri më sot janë në ‘lojë’ të dyja pistat për vrasjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Gjergjit. I pari ishte përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet kriminale dhe të shkuarën kriminale.