Gazment Bardhi: Dje njoftova thirrjen e mbledhjes me rend dite dorëheqjen e kryetarit dhe për vendimarrjen për statutin e PD. Sapo u bë publik ky njofim, afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që ngjante me një fletë rrufe, që shpallte armik dhe baltoste sekretarin vetëm sepse kishte zbatuar statutin. 

Personalisht, e kemi besuar atë që kemi bërë, zhgënjim absolut për kolegët që tjetër gjë kanë thënë në 1 vit e gjysë e tjetër gjë bëjnë. 

Sot jam për të komunikuar me cdo anëtar, ata që ishin dje 25 mijë të Bashës, e mbi 50 mijë të tjerë që u hoqën e që nuk mendojnë si Basha. Unë do zbatoj vetëm statutin e PD, qëndrimi im ka qenë i njëjtë si një 1 vit e gjysmë më më parë, është i njëjtë sot kur Basha po përsërit të njëjtën sjellje si Berisha 1 vit e gjysmë më parë. 

Këshilli Kombëtar do mblidhet nesër në orën 19:00, online. PD nuk ka lindur sot, ka zhvilluar disa mbledhje online, duke ju kujtuar dhe mbledhjen për miratimin e kandidatëve për deputetë, më 25 prill. 

Nuk ka asnjë nen nëse anëtarët duhet të jenë të gjithë bashkë në një dhomë, apo të ndarë. Për pasojë e gjithë deklarata që përmbyllej me fjalinë e kopjuar e një deklarate e një viti më parë e Berishës, akuzonte sekretarin se po bën manovra.

Se kush i shërben Berishës, Metës dhe Ramës, opinioni publik ka mundësinë ta shohin dhe ta prodhojnë me fakte.