Janë identifikuar emrat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të Prizrenit, ku një person mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos.
Sipas policisë dyshohet se autori i krimit është Dibran Hoxha, një person jo i panjohur për publikun.
I ashtuquajturi “Kobra” njihet për jetën e tij luksoze dhe pronar i një klubi nate në Prizren. Viktima u identifikua si 31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu, ndërsa i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Rufgen Shehu.
Shoqëruesi i tretë ka qenë Arben Basha. Sipas autoriteteve 3 të rinjtë fillimisht janë përplasur fizikisht me Dibran Koxhajn në lokalin e këtij të fundit.
Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë tek Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Policisë së Kukësit që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar Dibran Hoxha.