
“Parlamenti duhet të mbajë një qëndrim për çështjen Beccheti, çfarëdo lloj qëndrimi, me mocion, me shkarkim, me çfarë do të dëshironi, por janë 100 milionë euro nga buxheti I shteti. Është shumë e rëndësishme, duhet mbajtur një qëndrim, se 100 milionë euro nuk janë nuk janë ën kontratën sociale, politike, që keni lidhur me zgjedhësit, për këtë dëm që i keni bërë buxhetit të shtetit. Unë jam një njeri, nuk i kam votat, por I bëj thirrje opozitës parlamentare që të iniciojë një mocion të tillë”, tha Piciri.
Për këtë kërkesë nga ndërhyrë kryeparlamentari Ruçi, i cili ka kërkuar që ka të drejtën të bëjë mocion, debat apo të kryejë interpelancë, por nuk ke të drejtë mbash deklaratë.
“Bëje kërkesën me shkrim, do të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe do ta planifikoj në seancën parlamentare”, theksoi Ruçi.