Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur së fundmi në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se dy të mitur janë vendosur nën hetim, pasi hapnin llogari false ‘Instagrami’, i pajisnin me foto vajzash dhe krijonin kontakte me persona të ndryshëm kryesisht meshkuj në Tiranë.
Të miturit akuzohen të dy për veprën penale “Mashtrim”.
Policia konfirmon se të miturit i hapnin këto adresa me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës meshkujve.
Njoftim i plotë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, për shtetasit e mitur D. B. dhe D. P., banues në Tiranë, pasi kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram, dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.