Me rastin e 110-vjetorit të  Pavarësisë, në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet sot mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Ceremonia nis në orën 10:00, ku  deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Më pas, mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.