Top News siguron dosjen hetimore të vjedhjes së banesës së zyrtares Alda Klosi. Vëllai i Alda Klosit ka dëshmuar se ka marrë hua 125 mijë euro nga një miku i tij biznesmen.
Leonard Çiko ka dëshmuar se i ka kërkuar mikut të tij biznesmen, hua për xhaxhain e tij të sëmurë.
Miku biznesmen i vëllait të Alda Klosit me inicialet M.M. sipas dosjes hetimore operon në fushën e ndërtimeve.
Detaje të reja janë zbardhur nga “megavjedhjet” e kryera nga Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier.
Teksa nënë e bir janë në burg pas akuzave të ngritura nga ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, së fundmi janë zbardhur denoncime të reja kudër tyre, nga persona ku ajo ka punuar më parë.
Një ndër viktimat e Rozetës rezulton të jetë dhe vëllai i Alda Klosit, Leonard Ciko, i cili ka raportuar se i janë vjedhur disa bizhuteri. Mësohet se Ciko ka njohur disa nga bizhuteritë e bëra publike nga policia, duke kuptuar se ato ishin grabitu nga nënë e bir.