Ditë më parë një lajm tronditi opinionin publik shqiptar, pasi një adoleshent me pistoletë mbajti peng një klasë të mbushur me nxënës si dhe mësuesen në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsin” në Sarandë.

Gazetarët e emisionit “Shqipëria Live” të Top Channel morën disa intervista ekskluzive me nxënësit e kësaj shkolle.

Djem e vajza raportuan mbi tmerrin që përjetuan atë ditë:

“Pas ngjarjes që na ndodhi, bojkotuam mësimin 4 orë rresht”

“Erdhi me pistoletë e vërtetë, na hapi derën dhe tha duart lart.  Kishim mësuesen e lëndës, u frikësua shumë ngriti duart lart ndërsa ai nisi të qeshte”.

“Qeshte vazhdimisht dhe mbushte armën. Kishim frikë të shkonim në shkollë se mund të vinte i revoltuar nga ngjarja e një dite më parë e do kthehej për t’u hakmarrë. Shoqes që bankës i thashë mos qesh dhe mos reago, mos u frikëso”.

“Një herë na erdhi me thikë”

“Kisha frikë mos na vriste, mos pësoja gjë. Vazhdoj të jemi frikësuar. Kam frikë për jetën time.

Ka dhe shokë të tjerë që e mbështesin. Ka ardhur policia shumë herë, dhe rrinë jashtë shkollës. Rrinë 4 policë aty dhe nuk e linin të hynte”.