Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durda, ka reaguar sot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit. 

Durda është vetë një nga të prekurit e tragjedisë, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në shpërthimin e Gërdecit. 

Familja Durda nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi për humbjen e djalit të tyre, teksa GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të anëtarëve të kësaj familjeje. Ai është me profesion avokat.

Statusi i Geraldo Durdas

15 Mars 2023, plote 15 Vite nga Tragjedia e Gerdecit, sot me shume se kurre shpresat per drejtesi nuk jane venitur.

15 Vite ne kerkim te drejtesis per ata qe na vrane, ne mes te dites.
Fajtoret po dridhen, Drejtesia do vendoset.

Jemi shpres plote se Drejtesia do vendoset.

Sot per here te pare pas 15 Vitesh me koken lart do te bejm homazhet per njerezit tane. Gërdecin e Rihapem, gjykimi po vazhdon ne GJKKO dhe SPAK ka nisur hetimet per Korrupsion, 15 vite ne kerkim te drejtesis,Zamira nuk eshte lodhur, ne nuk jemi lodhur, as nuk dorezohemi sepse sot,si gjithnje ne cdo dite,ne cdo kohe, gjithmon, pergjithmon,do te kerkojm ndeshkimin e fajtoreve per tragjedine e Gerdecit.

Drejtesi per Gerdecin. Drejtesi per Erin