Rastet e trishta kur disa të burgosur në burgjet shqiptare, kanë ngjallur debate dhe pikëpyetje në lidhje me mirëfunksioninim e institucioneve.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, gazetarja Anila Hoxha ka treguar se viti i fundit ka shënuar edhe trendin më të lartë të arrestimit të burgosurve që janë përdorues së drograve.
Ajo theksoi se 150 të burgosur trajtohen me metadon në ambientet e burgut.
Anila Hoxha: 135 persona në burg dhe paraburgim jam informuar se trajtohen me metadon. Në këtë vit ka ndodhur “trendy” më i madh i të burgosurve që janë të varur nga droga.
“Mungon një spital për të burgosurit”, tha më tej gazetarja.
Avokati Kujtim Cakrani nga studio: Fakti që të burgosurit trajtohen si të droguar në ambientet e burgut, dhe mos të kenë një spital ku të trajtohen është një akt kriminal. Prek drejtëpërdrejtë të drejtat e njeriut.
Gazetarja: Është kërkuar ndihmë tek ministria e Shëndetësisë, duhet të ketë një bashkëpunim mes institucioneve për këta të burgosur.