Dibran Hoxhaj, apo i njohur si ‘Kobra’, rezulton të ketë qenë i dënuar 16 herë nga autoritetet kosovare për disa vepra penale, por shtrohet pyetja se si një person me rrezikshmëri të tillë shoqërore posedonte një armë, me të cilën, orët e para të mëngjesit të 3 janarit, pas një konflikti për faturën në lokalin e tij, ai qëlloi me armë 31-vjeçarin nga Kukësi, Visart Cengu, i cili ndërroi jetë, dhe plagosi në këmbë shokun e tij, Rufgen Shehu.

Avokati nga Kosova, Skënder Musa është shprehur se ka pasur zhvillime saj përket hetimeve të kësaj ngjarjeje.

“Janë duke u bërë hetime nga Prokuroria Themelore  dhe departamenti i krimeve të rënda. Policia dhe Prokuroria kanë ecur përpara me zbulimin e çështjes.

Kishin qenë vepra penale të lehta, kanë qenë të recizivizuara . Është një defekti institucional, sepse 16 vepra janë shumë, pavarësisht se janë të rënda, apo të lehta , në mënyrë që të evidentoheshin ngjarjet e rënda.

Në Kosovë ka procedura penale që aplikohen edhe në BE. Palës së dëmtuar, në çdo çështje penale, kodi i procedurës penale i garanton pavarësinë e plotë, të kërkojë prova, ka të drejtë të kërkojë dënim më të ashpër, ka të drejtë të paraqesë prova. Pavarësisht kësaj, drejtësia e Kosovës është ende e brishtë.”, tha avokati.