Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, ku 17-vjeçari Ledjan Imeraj ndërroi jetë për shkak të një zjarri q përfshi qendrën e emigrantëve.

Sipas rezultatit të autopsisë të nxjerrë nga autoritetet italiane, djegiet që kishte pësuar në trup por edhe asfiksia si pasojë e tymit i morrin jetët të miturit, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në gadishullin Apenin.

Ende nuk dihet se si nisi zjarri në qendrën e fëmijëve të huaj,  teksa hetimet vijojnë por nuk ka asnjë të akuzuar.