Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja, pasi u kap me një sasi droge e cila kapte vlerën e mbi 700 mijë eurove.

Mësohet se ai bashkëpunonte me një italian, për shitjen e lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilën e kishin fshehur në një banesë në Bolonja. Autoritet raportojnë se ata ranë në gjurmët e policisë pasi 56-vjeçari italian ishte pikasur duke ngarkuar dy pako të dyshimta në një makinë, të cilën më pas e ka marrë në drejtim 20-vjeçari shqiptar.

Fillimisht pas ndalimit të mjetit policia zbuloi dy pako të fshehura me 58 kilogramë hashash, zbulim ky i cili bëri që agjentët të kontrollonin edhe shtëpinë, duke gjetur disa kilogramë kanabis, si edhe kokainë.