Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pasi u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në provincën e Piacenza, ku viktima, një 20-vjeçar, u gjet i plagosur në shtëpinë e tij. Nuk dihet ende se si ka ndodhur plagosja, por sipoas mediave italiane, një burrë ndodhej brenda shtëpisë, i cili qëndroi i bllokuar për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia e ka shoqëruar atë në paraburgim, raporton ‘Tgcom‘. Në orët e vona të pasdites, ambulanca ndërhyri brenda shtëpisë për të shpëtuar djalin 20-vjeçar, i cili më pas humbi jetën gjatë transportit nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri. 

E gjitha ngjarja është ende mister. Pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë, rreth identitetit të shqiptarit, personit që u gjet brenda banesës dhe shkaqet.