Efektivi Çaush Saliasi humbi jetën ditën e sotme në komisariatin nr 3 në Tiranë, pasi u plagos nga kolegu i tij, Ludian Zaimi.

Saliasi humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa dyshohet se 60-vjeçari mbeti viktimë e ‘pafajshme’ e një konflikti që lindi mes dy kolegëve të tij.  Dyshohet se Zaimi me një koleg tjetër ka pasur një konflikt në komisariat dhe kanë qëlluar me armë, teksa plumbat kanë kapur Saliasin.

Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa autori ishte prej 20 vitesh polic.