Analisti Arben Meçe, i ftuar në studion e “Zona Zero” në Top News ditën e sotme foli për çështjen e “21 Janarit” që kaloi në SPAK, pas zbardhjes së përgjimeve nga Artan Hoxha në emisionin e gazetarit Thimi Samarxhiu.
Meçe e konsideroi “21 janarin” një vrasje selektive, e kryer në mënyrë të qëllimshme.

“Është një vrasje selektive. Është kryer në mënyrë të qëllishme jo nga gjithë ekipi, por nga 2 persona, janë gjuajtur në organet jetësore.

Skenar i dirigjuar shumë mirë, kur pasi dështon skema B, shkoi te skema C, ekuivalent me 2 prillin e 1991-it në Shkodër.

Synimi është i qartë. Neni 25 nuk lejon përdorimin e armës ndaj protestuesit, vetëm në rastin kur ka armë në dorë.

Garda ishte totalisht e armatosur. Garda nuk ka elementë mbrojtjeje ndaj gazit. Kjo gardë ishte përgatitur për të qëlluar.

Në fillim u qëllua me fishekë manovre, pastaj u qëllua me fishekë luftarakë. Janë 2 persona që janë pajisur me armë me plumba të vërtetë,” tha Meçe.