Qyteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi. Një 23-vjeçar, i quajtur Regis Runaj u qëllua 7 herë me thikë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.


Referuar burimeve nga vendngjarja viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik. Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike.


Rreth orës  22:10, në lagjen  “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje  është gjetur shtetasi Regis Runaj, 23 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.